Detyrimi për pranimin e shtetësisë së Kosovës nga regjimi e Aleksandër Vuçiqit krijon tërmet në Serbi

Detyrimi për pranimin e shtetësisë së Kosovës nga regjimi e Aleksandër Vuçiqit krijon tërmet në Serbi
Detyrimi për pranimin e shtetësisë së Kosovës nga regjimi e Aleksandër Vuçiqit krijon tërmet në Serbi

Blerim Burjani

  • 27 May 2023 - 09:13

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Gënjeshtrat e Vuçiqit dhe trimëria nacionaliste janë të njëjtat me Millosheviqin. Realiteti është që drafti duhet të bëhet nga ekipi menagjues pastaj ti dërgohet Ministrisë së Pushtetit Lokal, e tek më pastaj, në fund të shkoj në Bruksel. Por këtë e mohon Serbia, dhe po rrezikon ta sjell bllokadën e dialogut.

-Mohimi i institucioneve të Kosovës është de fakto mohim edhe i shtetësisë, prandaj këtu qëndron esenca politike e Serbisë për të mos pranuar dhe për të kundërshtuar gjithçka që ka adresë legale ligjore e kushtetuese të shtetit të Kosovës. Vuçiq konsideron se ka të drejtë ta bej pra statutin e komunave serbe pa e pyetur as Kosovën e as BE-në, e as SHBA-të. Këtu qëndron esenca e tij e kundërshtimit. Mirëpo është e kotë marrja me Vuçiqin , është përpjekje e dështuar e bashkësisë ndërkombëtare, por e kanë provuar Vuçiqin i cili nuk ka dhënë shenja pozitive për normalizim të raporteve me Kosovën. Gënjeshtrat e Vuçiqit dhe trimëria nacionaliste janë të njëjtat me Millosheviqin.

Realiteti është që drafti duhet të bëhet nga ekipi menagjues pastaj ti dërgohet Ministrisë së Pushtetit Lokal, e tek më pastaj, në fund të shkoj në Bruksel. Por këtë e mohon Serbia, dhe po rrezikon ta sjell bllokadën e dialogut. Moti, kaherë kam thënë se Vuçiqi nuk dëshiron të arrihet zgjidhje kurrfarë, por status dëshiron një status-quo. Qëllimi është konfirmimi vetëm i konfliktit të ngrirë , s’ka zgjidhje, sepse qëllimi është Asociacioni për ta bllokuar përmes tij dhe tërë dialogun.

Dhe tash po shihet qartë se dialogu do të bllokohet dhe do të dështon plotësisht edhe marrëveshja e Ohrit.

Është e kotë edhe përpjekja eventuale e shpalljes së një anshme e Asociacionit nga serbët pa e njohur atë BE dhe SHBA-të. Ata për nga qëllimi dhe dëshira e tyre kaherë e kishin themeluar por e kanë pasur të qartë se veprojnë kot.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".