
Premier League: Erling Halaand zgjidhet lojtari i sezonit

Asnjë surprizë. Premier League i dha këtë të shtunë, Erling Haaland titullin e lojtarit më të mirë të sezonit. Norvegjezi, një prej futbollistëve kyç të Manchester Cityt në fitimin e titullit kampion në Premier League, pason kështu bashkëlojtarin e tij Kevin de Bruyne, gjithashtu ndër favoritët për këtë çmim këtë sezon.
I mbërritur me bujë të madhe verën e kaluar te Manchester City, Erling Haaland pati një sezon të parë historik në Angli. Autor i 36 golave dhe 8 asistimeve në 35 ndeshje, Halaand është bërë rekordmeni për gola që nga fillimi i epokës së Premier League.
It had to be him!@ErlingHaaland is your @EASPORTSFIFA Player of the Season ?#PLAwards | @ManCity pic.twitter.com/MxI9cpE8QX
— Premier League (@premierleague) May 27, 2023
(Kosova Sot Online)