
Messi barazon Alvesin, bëhet futbollisti i dytë më i trofeshëm në histori

Lionel Messi është bërë futbollisti i dytë më i stolisur në histori të futbollit.
Të shtunën mbrëma, Paris Saint-Germaini luajti baras 1:1 me Strasbourgun. Një pikë i mjaftoi parisienëve për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në Ligue 1.
Për Messin është ky trofeu numër 43 që ka fituar në karrierën e tij. Këtu përfshihen trofetë me klube dhe kombëtare.
Argjentinasi, së bashku me ish-bashkëlojtarin e tij, Dani Alves, janë dy futbollistët me më së shumti trofe në histori. Edhe braziliani ka 43 trofe të fituar.
(Kosova Sot Online)