Real Madridi afër marrëveshjes me Ceballos

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 22:20
Real Madridi afër marrëveshjes me Ceballos

Real Madridi raportohet se është afër marrëveshjes për rinovimin e kontratës me Dani Ceballos.

Mesfushori spanjoll është para një vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij.

Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni, teksa bisedimet për kontratën e re po vazhdojnë

Sipas raportimeve nga “Marca”, “Los Blancos” tani kanë bërë një ofertë më afër pritshmërive të reprezentuesit të Spanjës, me negociatat mes palëve që po vlerësohen si pozitive.

Pavarësisht se nuk shihet si opsion i parë nga Carlo Ancelotti, Ceballos ka lënë të kuptohet vazhdimisht se dëshira e tij është për të qëndruar në kryeqytetin e Spanjës.

Ndryshimi kryesor ka qenë rritja e rolit në ekipin e parë këtë, me 26-vjeçarin që thuhet se tani ndjehet i sigurt se mund të luajë një rol të rëndësishëm sezonin e ardhshëm.

Dani Ceballosit besohet se i është ofruar një kontratë e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

(Kosova Sot Online)