Zyrtare: Toni Kroos konfirmon vazhdimin e kontratës me Real Madridin

  • S.A /
  • 30 May 2023 - 08:35
Zyrtare: Toni Kroos konfirmon vazhdimin e kontratës me Real Madridin

Toni Kroos do të jetë pjesë e Real Madridit edhe për sezonin e ardhshëm. Kontrata e gjermanit skadon në verën e këtij viti, por ai është pajtuar për të vazhduar kontratën edhe për një tjetër sezon, transmeton "
Kosova Sot Online ".

Kroos ka dhënë së fundmi një intervistë për mediumin nga Gjermania, “Real Total”, ku mes tjerash konfirmoi marrëveshjen për rinovimin e kontratës.

“Duhet të pyes sërish klubin se kur do të njoftojnë rinovimin tim, sepse më duhet të shkoj me pushime në një moment”, tha ai.

Sipas raportimeve, zyrtarizimi i kontratës së re të 33-vjeçarit pritet të bëhet pas përfundimit të sezonit.

Toni Kroos është pjesë e Real Madridit që prej vitit 2014. Ai me “Los Blancos” ka fituar çdo trofe të mundshëm.

(Kosova Sot Online )