Trepça kishte më së shumti tifozë në tribuna

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 15:31
Trepça kishte më së shumti tifozë në tribuna

Klubi i basketbollit Trepça nuk arriti të shpallej kampione e Kosovës, por “Xehetarët” i fituan zemrat e tifozëve.

Madje, ekipi gjelbër e zi ishte më i shikuari sa i përket prezencës së tifozëve në palestër.

Në bazë të statistikave të nxjerra nga Federata e Basketbollit të Kosovës, në 14 xhiro si vendës, Trepçën e ndoqën në total 23,700 shikues, ndërsa ekipi i dytë më i shikuar në palestër si vendës ishte Vëllaznimi, me 22,600 shikues, i ndjekur nga kampionia e freskët, Peja, me 20,900.

Edhe në play-off, mitrovicasit ishin më të shikuarit me 17000 shikues nga 5 ndeshje si vendës, ndërsa pejanët i kishin 9000 shikues në katër ndeshje si vendës.

(Kosova Sot Online)