Pochettino po mendon t’i largojë 15 lojtarë

  • a.p /
  • 31 May 2023 - 14:22
Pochettino po mendon t’i largojë 15 lojtarë

Trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino pritet ta bëjë një pastrim të madh të ekipit.

Madje, mediumi britanik “Daily Mail” raporton se trajneri argjentinas po planifikon t’i largojë plot 15 lojtarë nga “Stamford Bridge”

“Blues” po shpresojnë t’i fitojnë rreth 300-350 milionë euro në shitjen e lojtarëve, fonde të cilat më pas ish-trajneri i Tottenhamit dhe i Paris Saint-Germainit do t’i përdorte për ndërtimin e ekipit të ri.

Lojtarët si Pierre-Emerick Aubameyang, Hakim Ziyech, Christian Pulisic e Callum Hudson-Odoi pritet të largohen, ndërsa listës së “fshesës” mund të mos i shpëtojnë as Kalidou Koulibaly, Cesar Azpilicueta e N’Golo Kante.

Të Kaltrit e kaluan një sezon të tmerrshëm përkundër përforcimeve të mëdha që i bënë në afatin kalimtar të janarit. 

(Kosova Sot Online)