Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon sanksione për Gjokoviçin

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 18:27
Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon sanksione për Gjokoviçin

Komiteti Olimpik i Kosovës ka kërkuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që të hapë procedurë disiplinore ndaj Novak Gjokoviç, për ngritjen e tensioneve politike me mesazhin “Kosova është zemra e Serbisë” që ka shkruar në kamerën që po xhironte lojën.

“Novak Gjokoviç edhe një herë promovoi propagandën nacionaliste serbe dhe përdori sportin si platformë për ta bërë atë”, ka shkruar Ismet Krasniqi, president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ai shtoi se veprime të tilla nuk kontribuojnë në qetësimin e tensioneve në këtë vend pas përleshjeve mes popullatës lokale serbe dhe policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

“Deklaratat e tij të mëvonshme në konferencë pa asnjë ndjenjë keqardhjeje ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e tensionit dhe dhunës mes dy vendeve, e cila meriton dënim”, ka shkruar Krasniqi, i cili ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga IOC.

Reuters raporton se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (ende) nuk ka bërë një njoftim në lidhje me këtë iniciativë të marrë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Tashmë dihet se organizatorët e Roland Garros nuk do ta ndëshkojnë tenistin serb për këtë, duke theksuar se nuk bie ndesh me rregullat e turneut.

Mirëpo, sot ministrja e Sporteve të Francës u shpreh dhe tha se shpreson që mesazhe të tilla “të mos përsëriten më”.


(Kosova Sot Online)