FFK u ofron siguri në Prishtinë rumunëve, të cilët duket të jenë shqetësuar nga tensionet në veri

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 19:47
FFK u ofron siguri në Prishtinë rumunëve, të cilët duket të jenë shqetësuar nga tensionet në veri

Këto ditë në mediet e Rumanisë kanë qarkulluar disa lajme që flisnin për shqetësimin e presidentit të Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, lidhur me sigurinë e tifozëve rumunë për ndeshjen e 16 qershorit kundër Kosovës në Prishtinë, e të cilat shqetësime lidheshin me situatën e fundit në veri të vendit tonë.

Kosova përballet me Rumaninë më 16 qershor në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes një njoftimi në Facebook tha se kishte një bashkëbisedim me homologun e tij rumun.

Ai tha se e ka siguruar se e ka siguruar atë se gjendja në Prishtinë është në rregull dhe nuk ka asnjë lidhje me pasigurinë.

” Ne si federatë, bashkë me institucionet shtetërore, do të marrim masat e nevojshme për të siguruar që ekspedita e Kombëtares së Rumanisë dhe tifozët e tyre të ndihen të sigurt gjatë qëndrimit në Kosovë, ashtu siç kujdesemi për çdo ekip tjetër”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Ademit.

(Kosova Sot Online)