Mourinho: Roma ende nuk është gati për Champions

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 09:49
Mourinho: Roma ende nuk është gati për Champions

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka folur pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Sevillas.

‘Romakët’ mbrëmë humben finalen e Europa League nga Sevilla (4-2), pas ekzekutimit të penalltive.

Mourinhon befason me deklaratën duke thënë se lajmi mirë është se Roma nuk do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, sepse sipas tij, skuadra e tij ende nuk është gati për Champions.

“Dua të mbetet me bindje se mund të bëjmë më shumë. Vitin e ardhshëm nuk do të luajmë në Ligën e Kampionëve, dhe ky është lajm i mirë për ne. Mund të duket paradoksale, por është një lajm i mirë, ne ende nuk jemi gati për Champions”, tha ai.

“Duhet të fitojmë të dielën për të siguruar Europa League”, ka theksuar Mourinho.

(Kosova Sot Online)