Mount arrin marrëveshje personale me Man Utd

  • S.A /
  • 01 June 2023 - 11:09
Mount arrin marrëveshje personale me Man Utd

Mason Mount pritet ta vazhdojë karrierën larg Chelseat.Futbollisti britanik duket se ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin, transmeton "Kosova sot Online".

Të paktën kështu shkruan tabloidi britanik “The Telegraph”.

Arsenali dhe Liverpooli po ashtu ishin të interesuar për përfaqësuesin anglez, i cili megjithatë e zgjodhi “Old Traffordin” si të ardhmen e tij.

24 vjeçari është pjesë e “fshesës” së Chelseat, e cila ka paralajmëruar ndryshime drastike gjatë verës që po vjen.

E për “Djajtë e Kuq” pa dyshim që mesfushori kreativ do të jetë një pasuri më shumë në ekip. 

(Kosova Sot Online )