Granit Xhaka merr një ofertë të çmendura nga Bayern Munich

  • S.A /
  • 02 June 2023 - 12:19
Granit Xhaka merr një ofertë të çmendura nga  Bayern Munich

Sipas raportimeve të mediave, Bayern Munich ka hyrë në garë për transferimin e Granit Xhakës. Gjiganti gjerman mësohet se i ka bërë një ofertë konkrete futbollistit nga Kosova, transmeton "Kosova Sot Online".

Në fakt, kalimi i kapitenit i kapitenit të Zvicrës te Leverkusen konsiderohej pothuajse i sigurt. 

Por sipas portalit online “4-4-2.ch”, Bayern Munich tashmë ka hyrë në garë me ofertë konkrete për Xhakën.

Bayerni i ka ofruar kontratë tre vjeçare me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Por, sipas “4-4-2.ch”, Bayer Leverkusen me trajnerin Xabi Alonso mbetet favoriti i madh për ish-mesfushorin e Arsenalit.  Klubi gjerman i ka ofruar Xhakës një kontratë pesëvjeçare, e cila duket se i ka bërë përshtypje më shumë atij.

(Kosova Sot Online )