Real Madridi shpreson ta kompletojë transferimin e Bellinghamit javën tjetë

  • S.A /
  • 02 June 2023 - 12:47
Real Madridi shpreson ta kompletojë transferimin e Bellinghamit javën tjetë

Jude Bellingham do të largohet nga Borussia Dortmund. Ai do t’i bashkohet Real Madridit në afatin kalimtar të verës, duke përforcuar mesfushën madrilene.

Madje, “Los Blancos” shpresojnë që të kompletojnë të gjitha detajet e marrëveshjes brenda javës së ardhshme.

Bisedimet janë duke u zhvilluar teksa pritet të ketë bonuse tjera veçmas çmimit prej 100 milionë euro për Dortmundin.

Jude Bellingham do të nënshkruajë kontratë gjashtë vjeçare me ekipin spanjoll.

(Kosova Sot Online )