Modric po e shqyrton ofertën nga Arabia Saudite

  • A.P /
  • 02 June 2023 - 16:07
Modric po e shqyrton ofertën nga Arabia Saudite

Luka Modric ka një ofertë joshëse nga Arabia Saudite prej 120 milionë eurosh neto për tre sezone. 

Kroati ka informuar Real Madridin për qëllimin e tij për ta pranuar atë, sipas ‘Ok Diario’, edhe pse kishte rënë dakord të qëndronte edhe një vit pasi klubi i kapërceu dyshimet për performancën e tij, pasi ai mbush 38 vjeç.

Kroati iu bashkua Real Madridit në sezonin 2012-13 nga Tottenham për 40 milionë euro dhe sapo mbërriti u bë një nga lojtarët e rregullt në një ekip që ka fituar gjithçka që atëherë. 

Ai ka fituar 23 tituj në 10 sezone me Los Blancos, duke përfshirë pesë Champions League, dhe ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Madridit në dekadën e fundit. 


Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe dëshira e tij ishte të vazhdonte edhe një vit me meritë. Paraqitjet e tij kanë qenë sërish kyçe në mesfushën e skuadrës së Ancelottit, por tani ai kërkon të largohet, i tunduar nga oferta saudite.


(Kosova Sot Online)