Loriana Kuka e mposhtur por akoma po e vazhdon garën për një medalje

  • S.A /
  • 03 June 2023 - 11:54
Loriana Kuka e  mposhtur  por akoma  po e  vazhdon garën për një medalje

Loriana Kuka është ndalur në çerekfinale të Grand Prixit të Taxhikistanit, transmeton "Kosova Sot Online ". Xhudistja e Kosovës u mposht nga Kelly Petersen Pollard e Britanisë së Madhe.

Kuka ende mund të fitojë medalje pasi mbetet në garë për të bronztën. Ajo mund të stoliset me të bronztën përmes repesazhit. Për të arritur këtë sukses i duhen dy fitore.

(Kosova Sot Online )