Zbardhen formacionet zyrtare për finalen Kupës FA në ndeshjen Man City – Man Utd

  • 03 June 2023 - 15:27
Zbardhen formacionet zyrtare për finalen Kupës FA në ndeshjen Man City – Man Utd

Sot do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës FA. Për trofeun e çmuar do të “luftojnë” Manchester City dhe Manchester United.Përballja finale mes rivalëve lokalë do të zhvillohet nga ora 16:00, në stadiumin “Wembley” të Londrës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola në këtë ndeshje do të hyjë si kampion i Anglisë, teksa synon të “rrëmbej” edhe trofeun e Kupës FA.Vlen të përmendet se “Qytetarët” janë në rrugë për suksesin e tyre historik, për të fituar tripletën, pasi javën e ardhshme do të zhvillojnë edhe finalen e Ligës së Kampionëve, ndaj Interit.Në anën tjetër, Man United synon që ta mbyllë sezonin me trofeun e dytë – pasi më herët e kanë fituar Kupën e Ligës.

“Djajtë e Kuq” e kanë fituar 12 herë trofeun e Kupës FA. Ndërsa, rivalët e tyre gjashtë herë.

Formacionet zyrtare:

Manchester City:

Image

Manchester United:

Image

Kosova Sot Online )