
Lexoni edhe:
Me shifra astronomike, ja sa do të fitojë Benzema te Al Ittihad në sekondë, minutë, javë, muaj dhe vit
Sezoni 2022/23 në La Liga është mbyllur me ndeshjet e fundit të 04 qershorit. Çështja e kampionit ishte mbyllur javë më parë, me Barcelonën që e fitoi titullin e 27-të në histori, transmeton "Kosova Sot Online".
Bashkë me Barçën, në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm do të luajnë edhe Real Madridi, Atletico Madridi e Real Sociedadi, që përfunduan në top-katërshe.
Por, në Ligën e Kampionëve do të jetë edhe Sevilla, e cila u shpall kampione në Ligën e Evropës.
Villarreali dhe Real Betisi do të marrin pjesë në Ligën e Evropës, kurse Osasuna në Ligën e Konferencës.
Real Valladolidi, Espanyoli dhe Elche janë tri skuadrat që kanë rënë nga elita e futbollit spanjoll dhe nga sezoni i ardhshëm do të jenë pjesë e La Liga 2.
(Kosova Sot Online )