Me shifra astronomike, ja sa do të fitojë Benzema te Al Ittihad në sekondë, minutë, javë, muaj dhe vit

  • S.A /
  • 05 June 2023 - 08:35
Me shifra astronomike, ja sa  do të fitojë Benzema te Al Ittihad në sekondë, minutë, javë, muaj dhe vit

Tashmë është konfirmuar se Karim Benzema do largohet nga Real Madridi dhe pas kësaj fshihet një arsye e fortë – 400 milionë euro për dy sezone. Fituesi i Topit të Artë ishte i sigurt se do të vazhdonte te Los Blancos edhe për sezonin e ri, mirëpo për më pak se dy javë gjërat ndryshuan, transmeton "Kosova Sot Online ".

Al Ittihad kontaktoi me përfaqësuesit e sulmuesit francez për të realizuar një transferim dhe këtë e arritën shumë shpejtë.

Benzeman i skadon kontrata në fund të këtij muaji, ndërsa është pajtuar me kushtet e ofruara nga skuadra e Arabisë Saudite.

Mirëpo, sa do të fitojë francezi te Al Ittihad për sekondë, minutë, orë, muaj dhe vit.

Më poshtë keni të detajuar se si do ndahen shumat sipas FootMercato dhe kjo pa u tatuar:

Reklama

Lexo po ashtuKarim Benzema javën e ardhshme do të zyrtarizohet te skuadra e re

Vit: 200 000 000 euro

Muaj: 547 945 euro

Javë: 22 831 euro

Minutë: 380,51 euro

Sekondë: 6,34 euro. 

(Kosova Sot Online )