
Lexoni edhe:
UNICEF zbulon shifra të tmershme : Nga 2005 deri në 2022 rreth 120 mijë fëmijë janë vrarë ose gjymtuar në luftëra
Dje u mbyll komplet sezoni në La Liga, ku u zhvillua xhiroja e fundit. E edhe në këtë javë, Muriqi nuk e la pa shënuar gol, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sulmuesi kosovar realizoi golin e 15-të në një sezon fantastik për të, duke e ndihmuar Mallorcan të mbijetojë në elitën e futbollit spanjoll.
Pas përfundimit të sezonit, ai ka reaguar, duke falënderuar bashkëlojtarët, stafin e tifozët.
“Për ne po vjen fundi i sezonit. Kemi përfunduar një sezon në të cilin kemi luftuar si ekip! Dua të falënderoj bashkëlojtarët e mi, stafin dhe tifozët tanë të mrekullueshëm për të gjithë mbështetjen e marrë këtë sezon”, shkroi Muriqi.
(Kosova Sot Online )