Finalja e Kupës së Kosovës, sonte Gjilani përballë Prishtinës

  • S.A /
  • 05 June 2023 - 14:24
Finalja e Kupës së Kosovës, sonte Gjilani përballë Prishtinës

Sonte do të marrë fund sezoni 2022/23 në futbollin kosovar. Me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Gjilani do të ndeshet me Prishtinën në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, transmeton "Kosova Sot Online ".

Gjilanasit veçse e kanë siguruar fazën e parë kualifikuese në Ligën e Konferencës, por me një fitore eventuale sonte do ta ngrisnin lart Kupën dhe do të kualifikoheshin direkt në raundin e dytë. Në anën tjetër, Prishtina kërkon triumfin, por dalja në Evropë nuk do të realizohet, pasi që nuk është licencuar nga FFK-ja për garat evropiane.

(Kosova Sot Online )