Kosovari Arbnor Muja do të luajë për Shqipërinë

  • S.A /
  • 06 June 2023 - 09:03
Kosovari Arbnor Muja do të luajë për Shqipërinë

Kosova po e humb edhe  futbollistin Arbnor Muja, i cili do t’i bashkohet Kombëtares shqiptare. Alain Giresse e publikoi  listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit, aty ku mungoi emri i Mujës. Pati shumë reagime. Por, lojtari pas qershorit do t’i bashkohet Shqipërisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Javë më parë Muja e fitoi Kupën e Belgjikës dhe festoi me flamurin e Kosovës.

Kurse të dielën me ekipin e tij Antwerp u stolis me titullin e kampionit belg dhe festoi me flamurin e Shqipërisë.

Kosova në vazhdimësi po humb lojtarë të mëdhenj.

(Kosova Sot Online )