Hazard i lodhur nga futbolli, po e shqyrton pensionimin e shpejtë nga fusha e gjelbërt

  • S.A /
  • 06 June 2023 - 10:09
Hazard i lodhur nga futbolli, po e shqyrton pensionimin  e shpejtë nga fusha e gjelbërt

Eden Hazard mund t’i japë  së shpejti fund karrierës së tij si futbollist, transmeton "Kosova Sot Online".

Futbollisti belg raportohet se është duke e shqyrtuar pensionimin nga futbolli aktiv në moshën 32-vjeçare, shkruan Marca.

Ai u largua nga Real Madridi, ku kaloi një periudhë katastrofike.

Aventura e Hazard te Real Madridi u përshkrua me lëndime dhe me formë të dobët, ku asnjëherë nuk e arriti potencialin që e kishte sa ishte pjesë e Chelseat.

(Kosova Sot Online )