Lojtarët e Milanit janë tërbuar për shkarkimin e Maldinit

  • S.A /
  • 06 June 2023 - 10:29
Lojtarët e Milanit janë tërbuar për shkarkimin e Maldinit

Mediat italiane pretendojnë se lojtarët e Milanit nuk e kanë pranuar mirë dorëheqjen e Maldinit. Ato raportojnë se futbollistët kanë mbetur të shokuar dhe janë tërbuar për shkak të këtij vendimi të pronarit Cardinale, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lojtari më i mirë i Milanit, Rafael Leao, ka postuar një emoji në rrjetet sociale, pikërisht në momentin që u publikua lajmi se Maldini po largohej nga klubi. Maldini e bindi Leaon të qëndrojë në klub dhe të nënshkruajë një kontratë të re.

Pas reagimit të tij, lind pyetja nëse tani ai dëshiron të qëndrojë në klub.

Të revoltuar janë shprehur edhe Sandro Tonali dhe Theo Hernandez, të cilët besojnë se Maldini është pjesë e historisë së klubit dhe se ai nuk duhet të largohet në këtë mënyrë.

(Kosova Sot Online )