
Lexoni edhe:
Barcelona merr aprovimin e La Ligas, tani mund t’i dërgojë ofertë zyrtare Messit
Alexis Sanchez mund të jetë futbollisti i radhës që do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se kilianit i ka bërë ofertë zyrtare Al-Fateh, transmeton "Kosova Sot Online ".
Klubi saudit thuhet se i ka ofruar Sanchezit kontratë një-vjeçare, me opsionin për të vazhduar edhe për një tjetër vit.
Barcelona merr aprovimin e La Ligas, tani mund t’i dërgojë ofertë zyrtare MessitLexoni edhe:
34-vjeçarit gjithashtu i kanë ofruar pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.
Sanchez do të mbetet lojtar i lirë në fund të këtij muaji, pasi i skadon kontrata me Marseillen.
Klubi francez besohet se është i interesuar për rinovim të kontratës me Sanchezin, por deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur mes palëve.
(Kosova Sot Online )