Klubi i Al-Ittihad bën gafën e skandaloze gjatë prezantimit të Benzema-s

  • S.A /
  • 07 June 2023 - 13:49
Klubi i Al-Ittihad bën gafën e skandaloze gjatë prezantimit të Benzema-s

Futbollisti francez Karim Benzema është bërë zyrtarisht lojtar i ri i klubit nga Arabia Saudite - Al-Ittihad, i cili bëri një gabim të madh në Twitter gjatë prezantimit të francezit, transmeton "Kosova Sot Online". Kështu, Benzema është prezantuar me një video, dhe klubi saudit i njohur si “Tigrat” ka shkruar: "Një tigër i ri do të ulërijë. Mirësevini në Ittihad. Benzima është këtu". Benzima? Gabimi u vu re shpejt, klubi korrigjoi emrin dhe e ripostojë me emrin e saktë të yllit të ri të skuadrës. Por ishte tepër vonë, pasi shumë talleshin me gafën e Al-Ittihad me emrin e shkruar gabimisht të një lojtari kaq të madh. 

Francezi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Al-Ittihad në vlerën 400 milionë euro, që do të thotë se do të fitojë 200 milionë euro në sezon. Gjithashtu, të dyja palët ranë dakord për vazhdimin e mundshëm të bashkëpunimit edhe për një vit shtesë në të njëjtat kushte, nëse është e nevojshme.

(Kosova Sot Online )