Punë e kryer: Bellingham futbollist i Real Madridit

  • S.A /
  • 07 June 2023 - 16:15
Punë e kryer: Bellingham futbollist i Real Madridit

Real Madrid kanë arritur marrëveshje me Borussia Dortmund për ta transferuar Jude Bellingham këtë verë.Los Blancos do të paguajnë Dortmundin mbi 100 milionë euro për të marrë shërbimet e 19 vjeçarit, sipas David Ornstein të The Athletic, transmeton "Kosova Sot Online ".

Besohet se ai do të jetë njëri prej transferëve të mëdha të historisë së të dyja klubeve, e ku do ta shohim Bellingham të transferohet te skuadra e kryeqytetit spanjoll pas përfundimit të testeve mjekësore në ditët në vijim.

Bellingham është njëri prej futbollistëve më prespektiv të Europës që vjen pas një sezoni tjetër të mirë në Dortmund – ku ai fitoj çmimin si futbollisti më i mirë i sezonit në Bundesligë – si dhe pati paraqitje shumë të mira me skuadrën e Gareth Southgate të Anglisë.

Fillimisht në garë për të prin Liverpool por që u tërhoqën për shkak të shumës së madhe të transferit të tij, derisa edhe Manchester City shprehi interesim të shkurtër për të. Por, pas kësaj Bellingham i tha lamtumirë Dortmundit dhe u pa duke kërkuar shtëpi me qira në Madrid, kurse e tëra çfarë mbeti ishte shuma që duhej të pajtoheshin të dy klubet.

Faktikisht, vazhdimisht është raportuar në media që Bellingham është pajtuar dhe ka arritur marrëveshje personale me Madridin. Tani pas arritjes së marrëveshje, ai shkon në një skuadër ku ka një garë të vështirë për një vend titullari – jo vetëm nga yjet e rinj të mesfushës së tyre.

Për Realin, ky transfer ishte krucial, pasi që futbollistë si Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Fede Valverde dhe tani Bellingham do të thotë se ata e kanë siguruar mesfushën e tyre për dekadën e ardhshme. Presidenti Florentino Perez planifikon që ta ndryshojë tërësisht gjeneratën tek Galaktikët.Siç thekson Ornstein, testet mjekësore të Bellingham me  skuadrën e re pritet të bëhen shpejt, menjëherë pasi që Reali ta përfundoj marrëveshjen me skuadrën gjermane. Tani vëmendja do të përqendrohet tek sulmi, pasi që veterani Karim Benzema zyrtarisht u largua nga Spanja pas 14 viteve të dielën e kaluar. 

(Kosova Sot Online )