Lajm i mirë për Interin para finales së Ligës së Kampionëve

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 14:04
Lajm i mirë për Interin para finales së Ligës së Kampionëve

Lajm i mirë për Interin para finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester City pasi që Henrikh Mkhitaryan është rikthyer në stërvitje për skuadrën

Mesfushori 34 vjeçar armen ka qenë pjesë thelbësore e skuadrës së Simone Inzaghi nga kryeqyteti i Lombardisë këtë sezon, duke qenë titullar në 11 nga 12 ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve, por ka pësuar disa lëndime në ndeshjet e javëve të fundit.

Mkhitaryan mungoi në tri ndeshjet e fundit të Serie A këtë sezon shkaku i një lëndimi në kofshë dhe kishte frikë që ai do të mungojë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City, ndeshje e cila luhet më 10 qershor në Stamboll.

Siç thekson TMW, Mkhitaryan pritet të kthehet në stërvitje sot, për t’u stërvitur me shokët e tij të skuadrës nga Simone Inzaghi. Ai pritet që të jetë gati për finale, duke përforcuar kështu më shumë mesfushën për ndeshje decizive të këtij sezoni në Stamboll.

Mesfushori 34 vjeçar nga Armenia ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste në 48 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

(Kosova Sot Online)