Bad News Eagles triumfojnë në finale, shkojnë në kualifikimet për “ESL Pro League”

  • S.A /
  • 08 June 2023 - 10:46
Bad News Eagles triumfojnë në finale, shkojnë në kualifikimet për “ESL Pro League”

Bad News Eagles e kanë arritur një tjetër sukses mbrëmë. Ekipi kosovar arriti të fitonte finalen e turneut “RES Adriatic League”, duke mposhtur në finale ekipin Zero Tenacity, transmeton "Kosova Sot Online".

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga djemtë kosovarë, të cilët fituan lehtësisht në dy hartat. Kësisoj, BNE shpërblehet me 4567 dollarë dhe sigurojnë biletën për pjesëmarrje në kualifikimet për ligën më të fortë në botë, “ESL Pro League”.

(Kosova Sot Online )