Bellingham jashtë top 10-shes më të shtrenjtë të transferimeve

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 15:58
Bellingham jashtë top 10-shes më të shtrenjtë të transferimeve

Për dy milionë, Jude Bellingham mbetet jashtë Top 10 transferimeve më të shtrenjta ndonjëherë në historinë e futbollit.

Kështu talenti anglez renditet në vend të 11-të të transferimeve më të shtrenjta me plot 103 milionë euro, 2 milionë euro më pak se Dembele dhe Pogba të vendeve të nëntë dhe të dhjetë me nga 105 milionë euro.

Bellingham ka nënshkruar me Real Madridin, ekip të cilit do t’i bashkohet këtë verë.

20 transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit:

Neymar (2017, nga Barcelona në Paris Saint-Germain) 222 milionë €

Mbappe (2018, nga Monaco në Paris Saint-Germain) 180 milionë €

Philippe Coutinho (2018, nga Liverpool në Barcelona) 145 milionë €

Joao Felix (2019, nga Benfica në Atletico Madrid) 126 milionë €

Enzo Fernandez (2023, nga Benfica në Chelsea) 121 milionë €

Antoine Griezmann (2019, nga Atletico Madrid në Barcelona) 120 milionë €

Jack Grealish (2021, nga Aston Villa në Manchester City) 117 milionë €

Romelu Lukaku (2021, nga Interi te Chelsea) 115 milionë €

Ousmane Dembele (2017, nga Borussia Dortmund në Barcelonë) 105 milionë €

Paul Pogba (2016, nga Juventusi te Manchester United) 105 milionë €

Jude Bellingham (2023, nga Borussia Dortmund në Real Madrid) 103 milionë €

Eden Hazard (2019, Chelsea në Real Madrid) 100 milionë €

Cristiano Ronaldo (2018, Real Madrid te Juventus) 100 milionë €

Gareth Bale (2013, Tottenham në Real Madrid) 100 milionë €

Antony (2022, Ajax te Manchester United) 95 milionë €

Cristiano Ronaldo (2009, nga Manchester United në Real Madrid) 94 milionë €

Gonzalo Higuain (2016, nga Napoli në Juventus) 90 milionë €

Harry Maguire (2019, nga Leicester në Manchester United) 87 milionë €

Romelu Lukaku (2017, nga Everton në Manchester United) 85 milionë €

Jadon Sancho (2021, nga Borussia Dortmund në Manchester United) 85 milionë €

(Kosova Sot Online)