Xavi: Teorikisht Neymar nuk është në planet tona

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 16:00
Xavi: Teorikisht Neymar nuk është në planet tona

Emri i Neymar Júnior ka dalë sërish në shesh këtë të enjte, më 8 qershor. 

SPORT ka raportuar se, pas vendimit të Messit për të pranuar ofertën e Inter Miamit, Neymar kishte ofruar të kthehej. 

Madje duke ulur pagën e tij dhe duke iu përshtatur kontekstit aktual të klubit të Barçës.

Braziliani nuk pritet të vazhdojë te PSG. Asnjëra palë nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. 

Në çdo rast, Xavi Hernández i është referuar një rikthimi hipotetik të anësorit në intervistën e tij për ‘Jijantes’. 

“Ajo që flitet për Neymar është një surprizë. Teorikisht nuk është në planet tona. E vlerësoj shumë por ka prioritete të tjera”, tha Xavi.


(Kosova Sot Online)