Mourinho po negocion kontratë të re me Romën deri më 2026

  • S.A /
  • 08 June 2023 - 16:59
Mourinho po negocion kontratë të re me Romën deri më 2026

Jose Mourinho nuk është vetëm gati që të qëndrojë në Romë por po ashtu ta zgjasë kontratën e tij me këtë ekip deri në qershorin e vitit 2026, shkruajnë mediat sot në Itali, transmeton "Kosova Sot Online".

Trajneri vazhdimisht ka ngritur dyshime për të ardhmen e tij, duke insistuar që klubi duhet t’i japë atij më shumë burime për të punuar, madje edhe nëse ata janë duke qëndruar në parametra të Fer Playit Financiar.

Gjendja ka ndryshuar pas një takimi me pronarët e klubit, familjen Friedkin, por po ashtu faktin se Paris Saint-Germain u tërhoq nga bisedimet me Special One, pasi që hierarkia e Katarit nuk e merr atë në konsideratë dhe të përshtatshëm për skuadrën nga Ligue 1.

Pavarësisht kësaj, Corriere dello Sport thotë se ka pasur negociata tani që ai të mos jetë aty vetëm për sezonin e tretë por ta zgjasë kontratën e tij deri më 2026. Mourinho fitoi Ligën e Konferencës në sezonin e tij të parë pastaj arriti në finale të Europa Ligës ku humbi me penallti nga Sevilla. 

(Kosova Sot Online )