Lexoni edhe:
Meta: Kosova vendos vetë dhe Rama nuk mund të sillet si patronazhist mbi Prishtinën
Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami
Gjendja e ndarjes së veriut , do të jetë aktuale përderisa Ballkani perëndimor, të mos jetë pjesë e integrimit të plot dhe e kontrollit nga Bashkimi Evropian apo NATO-ja. Secila qeveri që përpiqen të vënë nën kontroll zonën e veriut, ku është e kontrolluar nga krimi i organizuar ndërkombëtar, vazhdimisht,do të prodhon tensione, përplasje e konflikte me strukturat kriminale ndërkombëtare, të cilat janë instrumente të vendimmarrjes politike ndërkombëtare.
Meta: Kosova vendos vetë dhe Rama nuk mund të sillet si patronazhist mbi PrishtinënLexoni edhe:
Tani më po shihet ashiqare që edhe përpjekjet më serioze , të përkushtuara dhe përqendruara të institucioneve të shtetit të Kosovës par ta vendosur rendin dhe ligjin me qëndrueshmëri të plotë në veri të Kosovës, nuk e ka përkrahjen e plotë ndërkombëtare, sado që jemi mësuar vazhdimisht të njëjtit ti dëgjojmë me akuza e kritika se në veri nuk është duke u shtrirë sa duhet sundimi i ligjit nuk është duke u luftuar kontrabanda, korrupsioni e krimi i organizuar. Zhvillimet e fundit po na tregojnë se në veriun e Kosovës, po bëhet përpjekja e shtrirjes së kontrollit nga autoritetet e shtetit të Kosovës nën drejtimin kryeministrit Kurti, të luftimit të dukurive kriminale të karakterit ndërkombëtar; - Se duke e kontrolluar veriun e Kosovës, bëhet kontrolli i krimit të organizuar ndërkombëtar si; droga, prostitucioni, trafikimin me qenie njerëzore,kalimi ilegal i refugjatëve ,kontrolli i tranzitit të refugjatëve nga Azia,Afrika për vendet e Evropës Perëndimore; - Shpëlarjen e parasë, eksploatimi i thesarit të nëntokës së Kosovës; - Fshehja e kriminelëve me mbështetje të politikës rajonale e ndërkombëtare; - Transporti i pasurisë së Kosovës në mënyrë ilegale. Të gjitha këto janë pengesë e vendimmarrjes ndërkombëtare, kur kryeministri Kurti, synon që veriun e Kosovës , të bënë pjesë e kontrollit të sistemit të drejtësisë së Kosovës. Gjendja e ndarjes së veriut , do të jetë aktuale përderisa Ballkani perëndimor, të mos jetë pjesë e integrimit të plot dhe e kontrollit nga Bashkimi Evropian apo NATO-ja. Secila qeveri që përpiqen të vënë nën kontroll zonën e veriut, ku është e kontrolluar nga krimi i organizuar ndërkombëtar, vazhdimisht,do të prodhon tensione, përplasje e konflikte me strukturat kriminale ndërkombëtare, të cilat janë instrumente të vendimmarrjes politike ndërkombëtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".