Granit Xhaka mes Arsenalit dhe Leverkusenit

  • S.A /
  • 09 June 2023 - 09:24
Granit Xhaka mes  Arsenalit dhe  Leverkusenit

Granit Xhaka është pajtuar për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit, por transferimi i tij është ende në pritje, transmeton "Kosova Sot Online".  Xhaka nuk e ka marrë ende aprovimin nga Arsenali për t’u larguar.

Klubi londinez thuhet se do të japë dritën jeshile vetëm pasi të nënshkruajë me një mesfushor të ri, me Declan Rice që është si objektiv prioritar. “Topçinjtë” janë të lidhur gjithashtu me dy mesfushorët tjerë, Ilkay Gundogan dhe Moises Caicedo. Arsenali do të fitojë 15 milionë euro nga shitja e Xhakës. 30-vjeçari me Bayer Leverkusenin ka rënë dakord për një kontratë katër-vjeçare.

(Kosova sot Online )