Aguero tregon si e ngacmoi Messin, pasi Inter Miami mbeti në vendin e fundit

  • S.A /
  • 09 June 2023 - 09:33
Aguero tregon si e ngacmoi Messin, pasi Inter Miami mbeti  në vendin e fundit

Lionel Messi ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në klubin e Inter Miamit, transmeton "Kosova Sot Online".

Por, ai klub aktualisht renditet i fundit në ligë dhe do ta ketë mjaft problem kualifikimin në play-off.

 Aguero e di se Messi do të përballet me një garë të vështirë për ta futur Miamin në sezonin pasardhës, teksa zbuloi se e ka ngacmuar pak Messin.

“Kam folur me Messin dje, i dërgova një mesazh me një pamje të renditjes së Konferencës Lindore dhe i thashë: ‘Ekipi juaj është prapa! Duhet të ngjitesh në 8/9!”, tregoi Aguero. Messi ia ktheu duke i thënë: Duhet t’i arrijmë pozitat e play-offit.

(Kosova Sot Online )