Juventusi nuk do ta blejë Arkadiusz Milik

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 17:47
Juventusi nuk do ta blejë Arkadiusz Milik

Sipas Sky Sport Italia, Juventusi nuk do ta blejë Arkadiusz Milik, kështu që polaku do të rikthehet në Marseille

Milik ju bashku Zonjë së Vjetër si i huazuar me opsion blerjen nga Marseille verën e kaluar dhe Bardhezinjtë e kanë mundësinë që ta blejnë atë për 7 milionë euro.

Megjithatë, sipas Gianluca Di Marzio, Zonja e vjetër nuk do ta aktivizojë këtë opsion kështu që ai do të rikthehet në Francë. Milik shënoi nëntë gola në 41 paraqitje për Juventusin gjatë sezonit 2022/23.

Sipas këtij raporti, rikthimi i tij në Francë nuk do të thotë që ai mos të luajë më për Juventusin. Bardhezonjtë ndoshta mund ta negociojnë një marrëveshje të re me gjigantët e Ligue 1 për të siguruar shërbimet e sulmuesit për një shumë më të vogël.

Por, gjigantët e Serie A mund të përballën me garë gjatë verës, pasi që Lazio e Maurizio Sarrit thuhet se është e interesuar për 29 vjeçarin i cili ka punuar me teknikun nga Toskana sa ai ishte trajner në Napoli. 

(Kosova Sot Online)