Brahim Diaz del nga spekulimet, edhe zyrtarisht rikthehet te Real Madridi

  • S.A /
  • 10 June 2023 - 14:38
Brahim Diaz del nga spekulimet, edhe zyrtarisht rikthehet te Real Madridi

Brahim Diaz edhe zyrtarisht është rikthyer te klubi i Real Madridi, transmeton "Kosova Sot Online".

Spanjolli është pjesë e “Los Blancos” që prej vitit 2019, por ai tre sezonet e fundit i kaloi si i huazuar te Milani.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll ka njoftuar këtë të shtunë se ka rikthyer Diazin, me të cilin ka arritur edhe një marrëveshje të re.

23-vjeçari, sipas kontratës së re, do të jetë i lidhur me Real Madridin deri në verën e vitit 2027.

(Kosova Sot Online )