Arsenali arrin marrëveshje për kontratë të re me Salibanin

  • S.A /
  • 10 June 2023 - 15:00
Arsenali arrin marrëveshje për kontratë të re me  Salibanin

William Saliba do të mbetet edhe më tutje  te Arsenali, transmeton "Kosova Sot Online".

Gazetari i njohur nga “The Athletic”, David Ornstein, ka raportuar se “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje me francezin për rinovim të kontratës.

Saliba është pajtuar për një kontratë të re katër-vjeçare. Kontrata paraprake e tij ishte e vlefshme vetëm edhe për një sezon.

Kësisoj, ai do të mbetet i lidhur me klubin nga “Emirates Stadium” deri në verën e vitit 2027. Për 22-vjeçarin besohet se kishte interesim të madh nga klubet e Premierligës, si dhe jashtë saj. Ornstein bëri të ditur se palët janë tani në fazën e kompletimit të dokumentacionit. William Saliba ishte ndër futbollistët më të dalluar te Arsenali në sezonin e fundit.

(Kosova Sot Online )