Ky ësht boksieri kosovar që ka shkruar edhe një libër

  • S.A /
  • 10 June 2023 - 16:26
Ky ësht boksieri kosovar që ka shkruar edhe një libër

Ish-boksieri i njohur, Elvir Muriqi, ka nxjerrë në shitje librin e tij – “People’s Champ”, i shkruar nga Artan Verbica, transmeton "Kosova Sot Online".

Një monografi e pasur me rrëfim e fotografi të shtegtimit personal e profesional të djaloshit pejan që bëri karrierë në boksin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Libri u promovua të premten në Prishtinë. Muriqi ka bërë të ditur se të interesuarit mund ta gjejnë atë në Panairin e Librit në Prishtinë.

44-vjeçari ka 47 paraqitje gjatë karrierës së tij si boksier, me bilanc prej 40 fitoreve, 24 me nok-aut, dhe shtatë humbjeve.

Elvir Muriqi do të mbahet mend si një prej boksierëve që më shumë se gjysmën e meçeve i ka të fituara me nok-aut. 

(Kosova Sot Online )