Ky është reagimi i De Bruynes pas triumfit në Ligën e Kampionëve

  • a.p /
  • 11 June 2023 - 10:06
Ky është reagimi i De Bruynes pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Manchester City ka arritur më në fund ta fitojë titullin e shumëkërkuar të Ligës së Kampionëve.

“Citizens” triumfuan minimalisht 1:0 në finalen e Stambollit ndaj Interit.

Gjatë pjesës së parë, Kevin De Bruyne u lëndua dhe u detyrua të largohej nga ndeshja, njëjtë siç kishte ndodhur edhe në finalen e kaluar.

Pas fitores, De Bruyne tha se e kishte pritur gjatë këtë sukses.

“Është e mrekullueshme. Ne kemi punuar gjatë për këtë. Të jesh pjesë e historisë së këtij klubi dhe për gjithçka që kemi bërë si ekip”, tha mesfushori belg.

(Kosova Sot Online)