Një rast i pazakontë ndodhi këtë sezon në Serie A

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 12:29
Një rast i pazakontë ndodhi këtë sezon në Serie A

Një rast i pazakontë ndodhi këtë sezon në Serie A.

Spezia dhe Verona e mbyllën me pikë të barabarta sezonin 2022/23, me ç’rast përfunduan në pozitat 17 dhe 18.

Kësisoj, për ta përcaktuar ekipin që bie nga elita e futbollit italian dhe ekipin që vazhdon në elitë u desh të caktohej një ndeshje shtesë.

Spezia dhe Verona do të përballen sonte nga ora 20:45 në “Mapei Stadium”.

Fituesi vazhdon në Serie A edicionin e ardhshëm, kurse humbësi bie në Serie B.

(Kosova Sot Online)