Në garë për Dzekon Fenerbahçe dhe Al-Hilal

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 19:08
Në garë për Dzekon Fenerbahçe dhe Al-Hilal

Fenerbahçe është e vendosur të nënshkruajë me Edin Dzekon këtë verë, por do të përballet me konkurrencën nga Al-Hilal.

“Tuttomercatoweb” ka raportuar se negociatat mes klubit turk dhe agjentit të lojtarit janë intensifikuar, pasi Alessandro Lucci udhëtoi për në Stamboll për të zhvilluar bisedime ballë për ballë.

Kontrata e Dzekos me Interin skadon më 30 qershor, kështu që ai në verë mund të largohet si lojtar i lirë.

Bisedimet mes tij dhe “Nerazzurrëve” për rinovim të kontratës thuhet se nuk kanë përparuar.

Fenerbahçe synon ta shfrytëzojë këtë situatë dhe raportohet se do t’i ofrojë 37-vjeçarit kontratë dy-vjeçare.

Megjithatë, mediumi italian bëri të ditur se për sulmuesin boshnjak interesim ka shfaqur edhe Al-Hilal, teksa dihet se klubi nga Arabia Saudite është e gatshme t’i ofrojë atij pagë shumë më të lartë sesa Fenerbahçe.

Edin Dzeko bëri 52 paraqitje me Interin këtë sezon, shënoi 14 gola dhe dha pesë asistime.

(Kosova Sot Online)