Havertz nuk pritet të transferohet te Real Madridi

  • A P /
  • 12 June 2023 - 20:10
Havertz nuk pritet të transferohet te Real Madridi

Real Madridi është në kërkim të përforcimit të fazës së sulmit për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Kai Havertz nuk pritet që të jetë një nga opsionet e sulmit në ekipin e Carlo Ancelottit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se negociatat aktualisht janë ndaluar.

Real Madridi thuhet se nuk e ka ndërmend të paguajë 60 milionë eurot e kërkuara nga Chelsea për Havertzin, plus bonuset tjera – pavarësisht se lojtari vlerësohet nga Ancelott.

(Kosova Sot Online)