Ja si po tensionohet situata me PSG-në, Mbappe po largohet drejt Realit

  • S.A /
  • 13 June 2023 - 08:44
Ja si po tensionohet situata me PSG-në, Mbappe po largohet drejt Realit

Njëjtë si vitin e kaluar, Kylian Mbappe duket se nuk do ta lë rehat Paris Saint-Germainin as këtë verë.

Sulmuesi francez e kishte vazhduar kontratën me PSG-në verën e kaluar ndonëse ishte pranë transferimit në Real Madrid. 

E tash, pak pasi përfundoi sezoni 2022/23 kanë nisur të qarkullojnë përsëri zëra se nënkampioni i botës i ka prishur punët prapë me klubin parisien.

Eksperti i transfereve, Fabrizio Romano raporton se situata mes palëve është mjaft e tensionuar dhe se klubi francez është i befasuar me sjelljen dhe me qasjen e fundit të sulmuesit.

Mbappe kishte nënshkruar vitin e kaluar për dy vjet, deri më 2024 me mundësi vazhdimi për një vit tjetër, deri më 2025.

PSG-ja ndërkohë do të jetë e detyruar t’ia vendosë një çmim kartonit të tij, ndërsa ish-futbollisti i Monacos mund të përfundojë në Madrid gjatë verës që po vjen.

E klubi nga “Parku i Princave” i ka disa opsione për pasardhësin e tij, por një herë do të presë dhe të shohë se si do të rrjedhin gjërat me njërin prej sulmuesve më të mirë në botë.

(Kosova Sot Online )