Mbappe i dërgon letrën klubit aktual se nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 17:34
Mbappe i dërgon letrën klubit aktual se nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën

Kylian Mbappe e ka zbuluar një letër të hapur të cilën ia ka adresuar Paris Saint-Germainit.

Mediumi francez “L’Equipe” raportoi të hënën se Mbappe ia ka dërguar letrën informuese klubit aktual se nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën, e cila do t’i skadojë në qershor të vitit 2024.

Si përgjigje, pronarët nga Katari ia vendosën 24 vjeçarit një ultimatum, duke insistuar se ai duhet ta vazhdojë kontratën ose do të shihet në verë.

E sot paradite, Mbappe e lëshoi një letër zyrtare përmes agjencisë së lajmeve “AFP”, ku thotë se ai dhe klubi nuk kanë diskutuar ende për vazhdimin e kontratës.

“Bordi ka qenë i informuar që nga 15 korriku i vitit 2022 për vendimin tim për ta mos e vazhduar kontratën që skadon në vitin 2024 dhe letra e dërguar vetëm e konfirmon se çka u kam thënë atyre”, ka shkruar Mbappe.

Me këtë rast, futbollisti dhe klubi francez i kanë prishur punët përfundimisht dhe ai mund të shitet në Real Madrid gjatë verës që vjen. 

(Kosova Sot Online)