Ndeshja gjysmëfinale Holandë - Kroaci shkon në vazhdime

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 22:47
Ndeshja gjysmëfinale Holandë - Kroaci shkon në vazhdime

Ka shkuar në vazhdime ndeshja gjysmëfinale në Ligën e Kombeve, mes Holandës dhe Kroacisë.

Kombëtarja holandeze ia doli të barazojë shifrat në 2:2 në çastet e fundit të ndeshjes

Golin e barazimit e shënoi Noa Lang, në minutën e 96-të.

Për “Tulipanët” kishte shënuar edhe Donyell Malen (34′).

Ndërsa, për Kroacinë shënuan Andrej Kramaric (55′ – nga penalltia) dhe Mario Pasalic (73′).

Tani do të ketë vazhdime me dy pjesë prej 15 minutave.

(Kosova Sot Online)