PSG e do Bernardo Silvan, Man City i kërkon shkëmbim lojtarësh

  • S.A /
  • 15 June 2023 - 16:25
PSG e do Bernardo Silvan, Man City i kërkon shkëmbim lojtarësh

Manchester City është i hapur për një shkëmbim lojtarësh si pjesë e interesit të Paris Saint-Germain për Bernardo Silva, transmeton "Kosova Sot Online".

Reprezentuesi portugez kërkohet nga ish-drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, i cili fillimisht e solli në Francë te AS Monaco.

Sipas mediumit RMC Sport, PSG është e etur për të hapur bisedimet me Cityn për një çmim për yllin portugez, Bernardo.

Ndërsa heziton të humbasë mesfushorin me tipare sulmuese, City do të respektojë dëshirën e lojtarit nëse ai dëshiron të largohet.

Dhe si pjesë e negociatave, City ka bërë të ditur se do të insistojë që PSG të përfshijë të riun Warren Zaire-Emery në negociata.

Vetëm 17 vjeç, mesfushori Zaire-Emery bëri 31 paraqitje mbresëlënëse për PSG-në sezonin e kaluar.

Çmimi i Bernardos vlerësohet të jetë 80 milionë euro, ndërsa i talentit francez sillet rreth 20 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )