Shpresa e madhe për Nora Gjakovën, kalon në rrethin e tretë të Grand Slamit

  • S.A /
  • 16 June 2023 - 09:50
Shpresa e madhe për Nora Gjakovën,  kalon në rrethin e tretë të Grand Slamit

Nora Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Grand Slamit, i cili po mbahet në Kazakistan. Xhudistja kosovare në rrethin e dytë e mposhti letonezen Anastasija Sokirjanska në kategorinë deri në 57 kilogramë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndërkaq, rrethin e parë kampionia olimpike kosovare e kaloi pa luftë.

Nora në rrethin e tretë do të ketë punë me polaken Julia Kowalczyk.

Gjakova synon të fitojë medalje në “Grand Slam Barysy”. Ndërkohë, Kosovën në Kazakistan do ta përfaqësojnë edhe tre garues të tjerë, Laura Fazliu, Loriana Kuka e Akil Gjakova. Këta të tre do të garojnë nesër, ndërsa po udhëhiqen nga trajneri Fatos Tabaku.

Pjesëmarrës në “Grand Slam Barysy” janë 334 garues, 190 meshkuj e 144 femra nga 5 kontinente, respektivisht nga 42 shtete të botës. 

(Kosova Sot Online )