Lexoni edhe:
Albin Kurti për Asociacionin nuk duhet të lëvizë as për një milimetër nga Kushtetuta, se ky është në anën e popullit, amerikanët janë miqtë më të ngushtë në krah të Kosovës
Kapiteni i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan thuhet se ka refuzuar dy oferta fitimprurëse këtë verë.
Mesfushori i Citizens, i cili e ndihmoi skuadrën e tij për të fituare tripletën historike këtë sezon, po i jep fund kontratës me klubin nga Etihad. Megjithatë, nuk mungojnë klubet e interesuara për 32-vjeçar, i cili ka qenë njëri nga mesfushorët më të mirë në botë viteve të fundit.
Gjermani me origjinë turke ka qenë një objektiv i Barcelonës, me ofertën e tyre që e tërheq shumë, pasi tashmë ka refuzuar dy oferta të mëdha parash.
Sipas gazetës Bild në Gjermani, Gundogan refuzoi interesimin nga ish-klubi i tij Borussia Dortmund dhe një ofertë nga Arabia Saudite. City mund të vijë ende me një përpjekje për ta mbajtur atë në klub për sezonin e ardhshëm dhe më tej. Siç qëndrojnë gjërat, Gundogan do t’i bashkohet Barçës si lojtar i lirë duke nënshkruar një kontratë shumëvjeçare.
(Kosova Sot Online )