Mourinho i kthen përgjigje sheikut nga Arabia

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 15:12
Mourinho i kthen përgjigje sheikut nga Arabia

Jose Mourinho, trajneri i Romës, mbetet një nga trajnerët më të kërkuar në treg, por portugezi ka vendosur të qëndrojë në krye të ekipit kryeqytetas, të paktën edhe për një tjetër vit. Special One zhvilloi në Londër një takim kokë me kokë me presidentin e Al Ahli, ku u njoh me ofertën marramendëse nga bosi saudit. Pavarësisht përpjekjeve dhe shumave të çmendura, Mourinho i komunikoi presidentit të Al Ahli vendimin e tij, dëshirën për të vijuar në krye të Romës.

Ideja e tekniku portugez është e qartë, kërkon të respektojë kontratën e tij me verdhekuqtë, do të mbajë fjalën që i dha tifozëve dhe lojtarëve. Sigurisht vera është e gjatë, në futboll dhe në kohë meraktoje mund të ndodhë çdo gjë, por Mourinho e ka thënë fjalën e tij.


(Kosova Sot Online)