Nora Gjakova shkëlqen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos

  • S.A /
  • 16 June 2023 - 16:22
Nora Gjakova shkëlqen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos

Nora Gjakova është stolisur me medalje të argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Astana të Kazakistanit. Kampionia jonë olimpike u ndalë në finale nga francezja, Sarah Leonie Cysique.

Deri në finale, Nora arriti duke shënuar katër fitore, njërën pa luftë, kategoria -57 kg.

Gjakova fitoi edhe 700 pikë olimpike për Paris 2024.

Nesër garojnë Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-70 kg). 

(Kosova Sot Online )